Shkodër, humb kontrollin e Citroen-it dhe del nga rruga, plagoset shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 16:08
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar të Shkodrës.
Sipas policisë, një mjeti tip Citroen ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kësaj dalje nga rruga.

