Video epike, Sarri shembet në tokë, fluturojnë edhe syzet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 20:37
Lazio u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Italisë me vështirësi ndaj Udineses. Bardhekaltërit festojnë kalimin më tej ku do të ndeshen me Milanin por në sfidën e luajtur kishte një episode që nuk duhet humbur.
Në një aksion të takimit, Lazzarri po duelonte me Pussetton e Udineses dhe të dy shkojnë në pothuajse jashtë vizave dhe lojtari bardhezi përplaset dhunshëm me trajnerin Mauricio Sarri. Këtij të fundit i fluturojnë edhe syzet ndërsa videoja bëri xhiron e rrjetit.
Gjithsesi episodi mbyllet me të qeshura dhe Pussetto me trajnerin e Lazios përqafohen në fund./Ora News/.
