Zhgënjim total, Gana eliminohet në Grup në Kupën e Afrikës (Video)

Një prej ekipeve pretendete për titullin në Kupën e Afrikës eliminohet qe në fazën e parë, atë në Grupe.

Është Gana që në Grupin C, zhgënjeu totalisht duke mos marrë asnjë fitore dhe në ndeshjen e fundit që duhej ta fitonte me çdo kusht, e humbi përballë një ekipi modest si Comorros.

Një skuadër me yje në fushë humbi 2-3 ndaj Comorros dhe ndoshta kapiteni Andre Ayew kishte faj në këtë mbrëmje pasi la ekipin me 10 lojtarë që në minutën e 25.

 

Skuadra që avancoi më tej nga Grupi C ishte Gaboni që edhe pse i privuar nga dy lojtarët më të mirë, Lemina dhe Aumabeyang, arriti të merrte një barazim 2-2 ndaj Marokut që e klasifikon në vendin e dytë.

Është pikërisht Maroku që del si i pari i grupit edhe pse këta të fundit kualifikimin e kishin siguruar një ndeshje më parë./Ora News/.