Dortmundi i jep lamtumirën Kupës, Haaland nuk mjafton ndaj St. Pauli (Video)

Pas elimininit në Champions League, Dortmundi detyrohet t’i thotë lamtumirë një tjetër kompeticioni. Merr fund në raundin e tretë aventura e verdhezinjve në Kupën e Gjermanisë, një zhgënjim total po ta mendosh që Bayerni ishte eliminuar dhe rruga drejt trofeut ishte më e lehtë.

Dortmundi u mund 2-1 nga St. Pauli, ekipi që po dominon në Bundesliga II dhe që avancuan më tej në Kupë.

Në pjesën e parë, Amenyido hapi rrugën e suksesit ndërsa Witsel më parë shkaktoi autogol teksa miqtë u përgjigjen me Haaland në 59’ por që nuk mjaftoi.

Edhe Mainzi u eliminua pasi u mund 3-1 nga Bochum ndërsa Kolni humbi me penallti me Hamburgun 4-3./Ora News/.