Sherr me thika në Pejë, humb jetën 26-vjeçari shqiptar, dy të arrestuar
Një sherr me thika është regjistruar pasditen e sotme në Pejë të Kosovës, kur për pasojë një person ka humbur jetën.
Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se një 26-vjeçar me inicialet E.M. në Pejë ndërroi jetë pasi u godit me thikë gjatë një sherri me 2 persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Fidanishte” të Pejës në orën 15:00.
Në pranga janë vënë dy persona në lidhje me ngjarjen.
“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale ‘vrasja’, e tjetri për veprën penale ‘lëndim trupor’. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja’ “, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nuk dihet pse ka ndodhur konflikti ndërsa mbeten të pazbardhura motivet e vrasjes së të riut.
