Aksidenti tragjik në Kroaci, si u vranë 10 pasagjerët nga Kosova?

Mediet  Kroate kanë publikuar detaje të reja në lidhje me aksidentin rrugor të autobusit në Kroaci, ku humbën jetën 10 pasagjerë nga Kosova. 

Mësohet se Prokuroria komunale në Slavonski Brod ka ngritur aktakuzë kundër shoferit që drejtonte autobusin. 

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së shoferit.

“Shoferi 52-vjeçar akuzohet se më datë 25.07.2021 rreth orës 06:00 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte jetën e pasagjerëve, është kthyer  mbrapa për të parë pasi mishte dëgjuar një zhurmë, kështu që nuk ka mundur të ndiqte situatën e trafikut para tij apo drejtimin e autobusit, për çka nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit të emergjencës e më pas në bar në anën jugore të rrugës derisa goditi pjesën e përparme të një tabele”.

Ai akuzohet se më pas ka marrë kthesën majtas dhe ka frenuar, gjë që ka shkaktuar rrëshqitjen  e autobusit, ku dhjetë pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe njëmbëdhjetë janë lënduar rëndë në vendngjarje si pasojë e plagëve të shumta ”, njoftoi Prokuroria Komunale e Shtetit.

Nuk e zuri gjumi pas timonit

Kujtojmë, se aksidenti i rëndë ka ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar në autostradën A3. Ndonëse fillimisht u spekulua se shoferin e kishte zënë gjumi pas timonit, por që avokati i tij e mohoi këtë.