Rriten ndjeshëm infektimet me Covid-19 në Kosovë: 2708 raste të reja dhe 1 vdekje

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast me pasojë vdekjen.

Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573.

Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.