Pamje të rënda, shqiptarja rreh burrin e saj të sëmurë, e godet me shuplaka (FOTO)

Pamje të rënda, shqiptarja rreh burrin e saj të sëmurë,

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjakovë të Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se një grua me probleme të shëndetit mendor  ka ushtruar dhunë ndaj burrit të saj, i cili është i shtruar në spital dhe nuk ka mundësi që të lëvizë.

Pamjet e rënda janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa mësohet se gruaja është arrestuar por për shkak të probleme shëndetësore është dërguar në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë.

Mësohet se i lënduari ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe po merr shërbimin mjekësor në spital.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Pamje të rënda, shqiptarja rreh burrin e saj të sëmurë,

“Po, rasti është raportuar më datë 18.01.2022 por që dyshohet të ketë ndodhur më datë 14.01.2022 rreth orës 03:00.  Një videoincizim është pranuar në adresën zyrtare të PK-së ku një person i dyshuar (femër) shihet duke e goditur viktimën (burrë, pacient i shtruar në spitalin rajonal në Gjakovë). Pas identifikimit të personave në videoincizim, policia në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë por për shkak të probleme shëndetësore të natyrës emocionale, e njëjta vendoset në repartin e neuropsikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë”, ka thënë Graishta.

Pamje të rënda, shqiptarja rreh burrin e saj të sëmurë,