Rekord infektimesh në Kosovë, mbi 2 mijë raste të reja me Covid-19

Kosova ditën e sotme ka regjistruar numër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid-19 2 mijë raste të reja.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë viktimë. Sipas njoftimit janë shëruar 462 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë:

19 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.                                                                                                  

Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

Në total numri i rasteve aktive është 7.266.