Ministrja e Jashtme e Kosovës viziton nesër Athinën, ja për çfarë do të diskutojë me homologun Dendias

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, do të vizitojë të enjten Athinën. Vizita është konfirmuar nga Ministria e Jashtme greke dhe pason vizitën e Nikos Dendias në Prishtinë qershorin e kaluar.

Bisedimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin Athinë-Prishtinë në fushat ekonomike, tregtare dhe kulturore, si dhe në çështjet rajonale, duke përfshirë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, tha Ministria e Jashtme greke në një deklaratë.

Deklaratat e përbashkëta për shtyp janë planifikuar të bëhen rreth orës 13:30, pas përfundimit të bisedimeve të zgjeruara.