Si u shndërrua Lewa në një “bishë”. Zbulohet sekreti, mund ta bëjnë të gjithë…

Nëse dikush do të shikonte fotot e disa viteve më parë të Lewandowskit do të habitej me fitnesin e tij, peshën dhe gjithçka dhe vështirë të besonte se do të bëhej një goleador i madh dhe një bishë në fushë.

Në fakt ka një sekret lidhur me këtë dhe e ka emrin, Anna Stachurska, bashkëshortja aktuale e bomberit polak. Ajo është një ish kampione e karatesë dhe një prej nutriocionisteve më të mira në Poloni.

Që pasi bashkëshortja e vuri në një regjim ushqimor strikt, Lewandowski u kthye në një makineri golash dhe rritja e tij në fushë u bë eksponenciale.

Ajo ka zbuluar edhe “recetën” që aplikon për bashkëshortin e saj dhe nuk është aspak e vështirë për askënd, mjafton dëshira.

Si u shndërrua Lewa në një “bishë”. Zbulohet

“Fillon me një ëmbëlsirë me kakao të errët (fondente), e ndjekur nga një pjatë e dytë me mish ose peshk dhe përfundon me supë ose sallatë. Makarona vetëm për drekë, dhe gjithmonë paraprihet nga çokollata e zezë”. Ja vlen të provohet duke menduar sesi u shndërrua Robert Lewandowski./Ora News/.