Përplasjet te “5 Maji”, Bushaj: Policia ka tërhequr zvarrë të moshuarit, disa banorë janë ende në komisariate
Ditën e sotme, 19 janar 3 familje në zonën e “5 Majit”, kishin afatin e fundit për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe për t'i hapur rrugë procesit të rindërtimit. Situata u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes familjeve që nuk pranonin të lironin banesat e tyre dhe policëve që të cilët kishin rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit.
Në lidhje me këtë aktivisti Nebih Bushaj, në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, është shprehur se banesat të cilat u shembën sot nuk kishin marrëveshje me Bashkinë për garanci se a do t’i marrin banesat që u janë shembur.
Ai tha se banorët presin datëbn se kur do i marrin bonuset e qirasë dhe dëmshpërblimin.
Nebih Bushaj: Shumica e banorëve, banesat e të cilëve u shembën sot nuk kanë arritur marrëveshje paraprake me Bashkinë, për ta kuptuar se çfarë do ndodh. Banorët kanë pakënaqësi me veshjen pasi ajo përmban gabime dhe ka të meta juridike dhe për këtë arsye kanë kundërshtuar dhe institucionet, deri sa të kenë garanci se do të marrin institucionet. Në atë aktmarrëveshje nuk parashikohet as si dhe as kur banorët do i marrin ato banesa. Të gjithë këta banorë janë futur në një kalvar borukraciras dhe vonojnë t’u dalin edhe bonuset e qirave që janë të pamjaftueshme me çmimet që janë sot në Tiranë.
Ngjarjen e ditës së sotme Bushaj e ka cilësuar si terror, ndërsa shtoi se të moshuarit janë tërhequr zvarrë. Më tej shtoi se banorëve u është ndërprerë energjia elektrike që në orën 4 të mëngjesit, ndërsa theksoi se disa prej tyre ende ndodhen në komisariateve.
Nebih Bushaj: Ngjarja e sotme ishte terror. Nuk ishte e nevojshme të ndërhyhej dhunshëm nga ana e institucioneve. Policia ka shkuar në orën 5 në 5 Maj, u kanë ndërprerë edhe dritat. Ne jemi futur skutave për të kapur ca pamje sepse njihnim zonën. Aty kishte plaka dhe pleq që u tërhoqën zvarrë nga policia. Nuk ishin të sqaruar nga policia se kur do e marrin bonusin e qirasë, kur do e marrin dëmshpërblimin. Ka akoma banorë që janë në komisariate, një pjesë tjetër kanë dalë.
Përgatiti Anila Kolgjini.
