Ikën Brunilda Lilo, qeveria emëron Odise Moçkën si Avokat të Përgjithshëm të Shtetit

Qeveria shqiptare ka liruar nga detyra Avokaten e Përgjithshme të Shtetit Brunilda Lilo ditën e sotme.

Ndërkohë, po përmes kësaj VKM-je në vendin e saj është emëruar Odise Moçka.

Lilo qëndronte në këtë post prej më shumë se sa 7 muajsh, ky më parë ky post mbahen Enkelejda Muçaj prej marsit 2020.

Më herët Lilo ka qenë avokate e Shtetit pranë Zyrës së Gjykatave të huaja, ndërkombëtare dhe arbitrazhit ndërkombëtar.

Vendimi:

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.