Peshëngritësi: Jemi frymëzim për të tjerët. Institucionet duhet të na vlerësojnë më shumë
Përfaqësimet në fusha të ndryshme jashtë kufijve të Shqipërisë, gjithmonë kanë një tjetër adrenalinë. Peshëngritësi Erkand Qerimaj na tregoi më shumë rreth eksperiencës së tij në Uzbeskistan ku u rendit i katërti si edhe për pritjen ‘modeste’ që iu bë pasi erdhi në Shqipëri.
Dajana: Si një djalë i drejtpërdrejtë që je dua të ndalem edhe të një moment. Kur u kthyet kishit një pritje modeste të themi. Shumë sakrificë, shumë punë renditesh i katërti. Ke një koment për këtë pritjen ‘modeste’?
Erkand: Në përgjithësi rezultati që ne arritëm së bashku me kolegun tim, ishte vërtetë një rezultat fantastik, i dyti dhe i katërti në botë në dygarësh dhe më se normale duhet të kishte pasur më shumë vlerësim dhe vëmendje, pasi nuk është diçka e vogël të jesh në një kampionat botëror dhe të marrësh këto rezultate.
Të gjitha institucionet duhet ta kenë më shumë vëmendjen tek sporti, pasi të vlerësosh një kampion që e çon flamurin, nuk është vetëm mundi dhe djersa e vetë personit, por është një reflektim për të gjithë ata që merren me sport dhe ata që duan ti futen botës së sportit.
Ne jemi frymëzim edhe për të tjerët që na shikojnë.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00
