Penallti qesharake. Lojtarët gërmojnë për të gjetur 11-metrat! Shihni videon
Turqia është përfshirë nga kushte ekstreme të motit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë shumë qytete dhe kjo situate ka prekur edhe futbollin.
Në ndeshjen e superligës turke, Gaziantep-Malatyaspor, reshjet nisën të binin në mënyrë të dendur sa në pak minuta fusha u mbulua pothuajse me disa centimetra trashësi dhe kjo e bëri të vështirë lojtarëve ndeshjen teksa kishte edhe momente qesharake.
I tillë ishte edhe momenti kur miqtë fitojnë një penallti në fund të pjesës së parë teksa për të gjetur pikën e bardhë të 11-metërshit lojtarët nisën të gërmojnë.
Një lojtar i ekipit vendas duket duke e mbuluar me dëborë dhe kjo situate zgjat 2-3 minuta. Ndërkohë Chouiar që niset ta gjuajë e gabon në mënyrë të pafalshme penalltinë. Pjesa e dytë nuk nisi pasi dëbora nuk pushoi dhe ndeshja u ndërpre. Shihni pamjet..
