Receta e suksesit për kampionatet botërore, peshëngritësi e zbulon për të gjithë

Të gjithë ata që duan të merren me sport e dinë shumë mirë se çelësi i suksesit është një dietë shumë konçize dhe një rutinë ditore e mbushur plot me stërvitje.

Erkand Qerimaj na tregon më shumë për këtë pjesë.

Dajana Shabani: Si është një ditë e një peshëngritësi? Ka disa rregulla të forta, sidomos përpara garave.

Erkand:Zakonisht dita e një pëshëngritësi apo një sportisti elitar qe të kapë majat e botës është gati-gati njëlloj për të gjithë. Duhet pushim, fizioterapi, masazhe, rikuperim gjatë javës, një dietë shumë e kontrolluar kundër ushqimeve që të japin peshë.

E gjitha kjo është një sakrificë e vërtetë, por kur sportin e ke me pasion, mendoj që çdo lodhje, mund e sakrificë shpërblehet.

Dajana Shabani: Çdo përgjigjeje i fut dashuri për peshëngritjen, edhe pse ka lodhje dhe nuk pritet ashtu siç duhet.

Erkandi: Kur ka dashuri, çdo gjë arrihet.

Po nuk pati mund dhe sakrificë, asgjë nuk merr kuptimin e duhur

D-Night një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte live Rtv Ora 23:00-00:00