Përballja me shtete të fuqishme të botës? Peshëngritësi: Ja rezultati më i mirë i karrierës time
Peshëngritja është padyshim një sport ku atletët tanë na kanë bërë gjithmonë të ndihemi krenarë ndër vite me rezultatet e fituara.
I tillë është edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, me një karrierë prej më shumë se 20 vitesh mbi supet e tij duke numëruar mbi 50 medalje ndërkombëtare dhe europiane. Është rasti ku mund të themi se me mund, pasion dhe sakrificë gjithmonë mund t’ia dalësh.
Dajana: Je renditur i katërti në botërorin e Tashkendit në Uzbekistan. Duam të dimë më shumë për eksperiencën tënde aty.
Erkand: Ishte një eksperiencë ndryshe, pasi nga lojërat olimpike vendosa që të ndryshoj kategorinë dhe nga Gushti-Dhjetor kam rënë rreth 10 kg nga pesha trupore. Unë zgjodha të konkurroj në peshën 73 kg dhe ishte një zgjedhje shumë e mirë, pasi unë të gjitha rezultatet e mira të karrierës i kam patur në peshën 69-77 kg.
Vendi i katërt në botë ishte rezultati më i mirë i karrierës, pasi tek të rriturit kam dalë kampion bote, kampion Europe, kampion mesdheu dhe kam shumë medalje, por për të rriturit kjo ishte renditja më e mirë botërore.
Ne na duhet të përballemi me shtete shumë të fuqishme dhe të futesh në katërshen më të mirë në botë është një arritje dhe diferenca me vendet e tjera ishte shumë e vogël.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live nga e hëna në të enjte në Rtv Ora 23:00-00:00
