Reja dhe Berisha injorojnë Lewandowskin, si votuan Shqipëria dhe Kosova për “The Best"

Votimi për të zgjedhur më të mirin e vitit për çmimin The Best është ndryshe nga ai i Topit të Artë dhe sot Robert Lewandowski u shpall më i miri duke mposhtur Lionel Messin në vlerësimet e FIFA-s.

Çdo vend anëtar i FIFA-s voton me trajnerin, kapitenin dhe një gazetar teksa votat janë bërë publike dhe bie në sy se as Reja dhe as kapiteni Berisha nuk e kanë preferuar fituesin e këtij çmimi.

 


Etrit Berisha ndau votimin duke zgjedhur Lionel Messin si më të mirin me 5 pikë e më pas Ronaldo me 3 pikë dhe Salah 1 pikë

Reja dhe Berisha injorojnë Lewandowskin, si votuan Shqipëria dhe

Ndërkohë trajneri Edy Reja ka preferuar një bashkëkombas të tij teksa ka dhënë 5 pikë për mesfushorin Jorginho, 3 për Karim Benzema dhe 1 pikë për Lionel Messin.

Reja dhe Berisha injorojnë Lewandowskin, si votuan Shqipëria dhe

Nga vota e një gazetari në Shqipëri ishte Pano Xhixho që ka votuar dhe ai ka zgjedhur Messin sim ë të mirin me 5 pikë më pas Jorginho 3 dhe Lewandowski 1 pikë.

 

Ndërkohë që trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primog Gliha ka zgjedhur Lewandowskin më të mirin me 5 pikë dhe më pas Benzema me 3 pikë dhe Jorginho 1 pikë.

Kapiteni i Kosovës që ka votuar për çmimet The Best ishte Samir Ujkani i cili ka zgjedhur Lewandowskin si më të mirin me 5 pikë dhe më pas Sa;ah 3 pikë dhe Messi 1 pikë.

 

Gazetari i Kosovës, Valon Konushevcki ka dhënë votën e tij maksimale për Lionel Messin me 5 pikë, Lewandowski 3 pikë dhe Jorginho 1 pikë./Ora News/.