Trajneri i vitit dhe formacioni më i mirë. Mësoni çmimet e tjera të “The Best”
Në ceremoninë gala online të zhvilluar nga FIFA për ndarjen e çmimeve u vlerësuan shumë lojtarë dhe trajnerë.
Çmime të tjera të rëndësishme dhe aspak për t’u nënvlerësuar si ajo për trajnerin e vitit ku Thomas Tuchel mposhti dy rivalët e tjerë. Gjermani u shpall “The Best” përpara Roberto Mancinit dhe Pep Guardiolës duke u premiuar për sezonin fantastik me Chelsean.
Formacioni më i mirë i vitit kishte surpriza ku në portë është Donnarumma, më pas, Alaba, Dias, Bonucci, De Bruyne, Jorginho, Kante, Messi, Ronaldo dhe Haaland.
Futbollistja më e mirë e vitit për femra u shpall, Alexia Putellas e cila merr çmimin The Best nga FIFA pas Topit të Artë që fitoi në Dhjetor.
Një tjetër çmim ishte ai Puskas për golin më të bukur të sezonit ku fitues u shpall ai i shënuar nga Erik Lamela, rabonan e realizuar në Premier League me Tottenham.
Trajnerja më e mirë femër e vitit nga FIFA u shpall, Emma Hayes e cila me Chelsean bëri mrekulli në sezonin e kaluar teksa fitoi titullin, FA Cup, Kupën e Ligës sidhe e çoi skuadrën në finalen e Champions League.
Edouard Mendy i Chelseat u vlerësua si portieri më i mirë i vitit me gardianin senegalez i cili mposhti në këtë garë Donnarumman dhe Manuel Neuer.
Në këtë ceremoni pati vend edhe për Ronaldon që mori çmimin special nga FIFA ndërsa çmimin Fair Play e merr kombëtarja daneze dhe stafi mjekësor të cilët shpëtuan jetën e Eriksen./Ora News/
