Dje me Ramën sot me Vuçiç, Presidenti serb do të takojë Erdogan në Ankara
Një ditë pasi vizitoi Shqipërinë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdohan do të presë për një vizitë zyrtare sot, 18 janar, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç në Ankara.
Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.
Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan.
Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori , tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht.
