E la e dashura, 32-vjeçari shqiptar në Greqi i jep fund jetës, gjendet i varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, në Ilia të Greqisë.

Një 32-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në një pemë ditën e djeshme, 17 janar.

Sipas patrisnews.gr, pasditen e së hënës, 32-vjeçari u gjet i varur në një pemë në Markopoulo, Ilia, nga banorë të zonës.

"Disa ditë më parë, burri  me origjinë nga Shqipëria  kërcënoi se do të bënte vetëvrasje pasi ish e dashura e tij nuk donte të ishte më me të, shkruajnë mediet greke."

Gruaja ka refuzuar të jetë sërish me të, kur ai është kthyer nga një udhëtim dhe sipas informacioneve si ka kërcënuar se do t'i japë fund jetës.

Vajza ka kontaktuar autoritetet pas një mesazhi që ka marrë në celular, por ishte tepër vonë.