Përparim Rama shërohet nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 09:36
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur për rrjetit social Facebook.
"Mirmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit."
Rama para shtatë ditësh kishte njoftuar se është infektuar me Covid-19, për herë të dytë.
