Autobusi me 29 pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin e druve në Bullgari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 14:07
Një autobus me pasagjerë nga Kosova është përplasur me një kamion me lëndë drusore, të ndaluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Kyustendilit të Bullgarisë.
Në autobus ndodheshin 29 pasagjerë, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët për fat të mirë janë pa lëndime.
Sipas medieve bullgare, nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit i cili është dërguar në spitalin e Kyustendilit.
Mësohet se pasagjerët u transportuan në ambientet e bashkisë, ku u pajisën me pije të nxehta dhe iu nënshtruan ekzaminimit mjekësor.