Ai me dy gishta, ata Basha ik! Berisha nxjerr videon e protestës kundër Bashës: Lul Kimiku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2022, 19:53
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar videon nga protesta me të cilën e pritën mbështetësit e tij kreun e PD Basha në hyrje të hotelit në kryeqytet ku ai do të zhvillonte një takim me struktuirat e PD.
Me pankarta kundër tij në duar, ata dëgjohen në video duke thirrur Basha ik ndërsa futet brenda në hotel.
"Pritja e Lul Kimikut nga qytetaret!" shkruan Berisha.
E njëjta pritje Bashës ju rezervuar edhe më herët gjatë ditës ndërsa zhvilloi një takim me gratë demokrate.

