Ju flet Moska - Qëndrimi i çuditshëm i Erion Veliajt në lutjen islame te xhamia me Erdoganin

Qëndrimi i çuditshëm i Erion Veliajt në lutjen islame te xhamia me Erdoganin ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Dje gjatë veprimtarive për vizitën e presidentit turk Erdogan, gjatë përurimit të xhamisë së restauruar të Et’hem Beut, u mbaj një ceremoni fetare.

Gjatë këtij momenti kishte edhe zyrtarë shqiptarë, ku u këndua një lutje. Rama dukej pak si ngushtë që nuk po e bënte për kënaqësinë e vëllait të tij turk “duanë”.

Ajo që ra në sy është sjellja e Erion Veliajt, që nuk ndenji me duart e shtrira, por me duart para. Erion Veliaj i mbante duart sikurse i mbajnë gratë si në dasma kur nusërojnë.

Erioni e dinte se qëndrimi i njerëzve në atë panel do të studiohej nga Erdogan i dhe të tjetër, prandaj e ka zgjedhur me qëllim atë pozicion.

Ai u thotë turqve që nuk ka zgjidhur pozicion si Rama, por në një pozicion të ndërmjetëm. Ai kur ka qenë në MJAFT, ai ka përdorur nofkën Vilajet Qyrku.

Pra, kur ai rri në këtë pozicion që rri gjatë lutjes, ai rri sipas instinktit dhe personalitetit që ka, të cilin e ka treguar duke u veshur edhe si femër.