Në mes të mëdhenjve, Shqipëria në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë

Gratë, Paqja dhe Siguria do të jetë prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme, si anëtare e jo e përhershme në Komisionin e Sigurisë në OKB. Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj theksoi mbështetjen financiare për grate aktiviste në vendet në konflikt kudo në botë.

Gratë, Paqja dhe Siguria është tema e parë e trajtuar në Këshillin e Sigurisë në OKB, ku edhe Shqipëria ka bërë pjesë si anëtare jo e përhershme i këtij organi të rëndësishëm ndërkombëtar.

Ministrja Olta Xhaçka, si përfaqësuesja e parë shqiptare në Komisionin e Sigurisë në OKB, vlerësoi temën, si një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.

"Është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për mua dhe vendin tim është çështja që po adresojmë sot: Gratë, Paqja dhe Siguria, një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme".

Ministrja shqiptare rikujtoi dhuninet e grave kosovare nga ushtria serbe, duke vënë në dukje se e njëjta panoramë shihet në të gjitha konfliktet kudo në botë.

"Ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre. Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t'u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura. Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik".

Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka, prezantoi edhe një plan për të mbështetur grate aktiviste, duke krijuar edhe mekanizma financimi, ku Shqipëria do të jetë kontribuese kryesore.

Rritjen e fondeve për grate aktivite në zonat në konflikt, si edhe rritja e llogaridhënies në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.