Ju flet Moska - Erdogan refuzon librin "Kurban" të Edi Ramës, që mohon librat e tij

Erdogan refuzon librin "Kurban" të Edi Ramës, që mohon librat e tij ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Rama dhe Erdogan kanë një marrëdhënie shumë të sheqerosur, por kanë edhe pak kështu pak pipër djegës në këtë marrëdhënie.

Erdogani nuk e ka pranuar librin “Kurban” kur ai ia dërgoi kur ishte për vizitë në Turqi. Libri i tij e ka titullin në turqisht, sepse kurban është fjalë turke.

Sa herë vjen Ergodan për vizitë, ai lajmëron protokollin e kryeministrit se nuk do ta marrë librin “Kurban” të Edi Ramës.

Libri “Kurban” e ka marrë titullin nga një ceremoni fetare kur Basha u fut në bashki në vitin 2011, që Rama i quajti si të vjedhura me ato 10 votat e famshme.

Erdogan nuk pranon që të marrë një libër që vë në lojë një rit të shenjtë mysliman, por Edi Rama ka ndryshuar mendje qysh atëherë në vitin 2011, që tallej me ritualet myslimane.

Libri i Edi Ramës do të kishte pasur një përhapje të gjerë nëse do të shihej në duart e Edi Ramës. Rama do t’i kishte bërë një shënim, një dedikim si vëlla, por kjo nuk ka ndodhur.