Meta, kërkesë edhe qeverisë: Cilat bashki kanë mbetur pa kryetar?

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një kërkesë qeverisë ku i kërkon ta informojë se cilat janë bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Me të njëjtën kërkesë Meta i ishte drejtuar Komisionerit Shtetëror. Ky i fundit ka kthyer përgjigje duke deklaruar se tre janë bashkitë ku janë krijuar vakancat, ajo e Vorës, Shkodrës dhe Dibrës.

Ndërsa për rastet e tjera te vakancave të krijuara në Lushnje, Rrogozhinë dhe Durrës KQZ thote se nuk ka marrë asnjë informacion.

Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion nga Kryeministria janë

– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur