Atalanta dhe Interi shpërdorojnë, nuk ka fitues në duelin mes zikaltërve (Video)

Interi ndal vrullin e fitoreve. Pas 8 sukseseve radhazi, Atalanta arrin të ndalë në Bergamo Interin kryesues në një barazim pa gola.

Edhe pse nuk u shënua, në fakt të dyja skuadrat krijuan aq shumë raste sa mund te qëndronte edhe një barazim 2-2 ashtu si në fazën e parë.

Me Berat Gjimshitin titullar të padiskutueshëm, skuadra e Gasperinit arriti të mbajë kryesuesit me një barazim pa gola ku Handanoviç të paktën i mohoi 2 gola Atalantës por edhe lojtarët e Inzaghit nuk konkretizuan rastet flagrante të krijuara.

Gjithsesi portierët mund të quhen lojtarët e ndeshjes që mbyllet pa fitues por që e lë Interin në krye me 50 pikë, 2 më shumë se Milani por kuqezinjtë nesër mund t’i parakalojnë nëse fitojnë ndaj Spezias./Ora News/.