Nis acari! I ftohti arktik përfshin vendin, bora e era këpusin telat e dëmtojnë shtyllat elektrike
Prej të hënës, vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta që të enjten parashikohen të zbresin deri në disa gradë nën zero. Bora dhe stuhitë e erës ndërkohë kanë lënë pa energji shumë fshatra për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës.
Pas reshjeve të dëborës, i ftohti arktik ka përfshirë Shqipërinë.
E enjta është parashikuar të jetë një prej ditëve me temperatura më të ulëta, ku termometri pritet të zbresë deri në -11 gradë celcius.
Frikë nga Omicron/ Rekord infektimesh në vendet e BE
12 Janar, 09:56
Era e fortë dhe ngricat që pasuan reshjet e dëborës, kanë krijuar vështrirësi në zona të ndryshme të vendit.
Disa fshatra të Lezhës e Mirditës, ishin pa energji elektrike për disa orë këtë të mërkurë, për shkak të dëmtimit të rrjetin shpërndarës.

Situatë problematike raportohet edhe në veri e juglindje të vendit.
Zonat e thella në Pogradec, Korcë, Ersekë e Librazhd vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Të njëjtin problem e kanë edhe banorët e fshatrave të 8 njësive administrative në Kukës, Tropojë dhe Has.
Grupet e OSHEE raportohet se janë në terren për riparimin e defekteve, por ndërhyrjet vështirësohen për shkak të terrenit, temperaturave nën zero dhe rrjetit të amortizuar.
Akset nacionale në të gjithë vendin raportohen të hapura, ndërsa në disa rrugë rurale ka vështirësi për shkak të ngricave dhe rrëshqitjeve të gurëve e dherave.
Për shkak të reshjevëe të dëborës, probleme në qarkullim pati në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec.
Shoferët atje duhet të qarkullojnë me zinxhirë dhe goma dimërore, ndërsa në akset e tjera këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën.
Pjesa tjetër e vendit këtë të mërkurë u përball me temperatura që varianuan nga -4 deri në 12 gradë dhe erë me shpejtësi deri në 45 km/orë.

