Rama takohet me të dërguarin e posaçëm të Britanisë, dakordësohen për bashkëpunim në KS

Kryeministri Edi Rama dhe i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar Sir Stuart Peach zhvilluan të martën një takim ku ranë dakord mbi mënyrat për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në takim u diskua gjithashtu për forcimin e lidhjeve tregtare, të sigurisë, kulturore dhe mes universiteteve në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Sir Stuart Peach, i dërguari i posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

"Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbështesë demokracinë parlamentare në Shqipëri dhe reformat e nevojshme për zhvillimin e Vendit. Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë liderëve se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut paqësor, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar" është shprehur ai në një videomesazh, i publikuar në faqen zyrtare në facebook të Ambasadës britanike në Tiranë.

Rama takohet me të dërguarin e posaçëm të