Frikë nga Omicron/ Rekord infektimesh në vendet e BE
Gjermania dhe Bullgaria kanë regjistruar shifra rekorde të infektimeve me koronavirus, ndërkohë që OBSH ka paralajmëruar për një valë të përhapjes së madhe të variantit Omicron në gjithë kontinentin evropian në dy muajt e ardhshëm.
Autoritetet gjermane kanë raportuar për më shumë se 80 mijë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shifër kjo, e cila është rekord që prej fillimit të pandemisë.
Në harkun njëditor në Gjermani, kanë humbur jetën edhe 384 pacientë të infektuar me Covid-19.
Të dhënat e Institutit Robert Koch në Gjermani tregojnë se rreth 75 % e popullsisë prej 83 milionë banorësh, kanë marrë të paktën një vaksinë anticovid.
Edhe Bullgaria ka shënuar shifra rekorde rastesh të reja që prej shpërthimit të pandemisë në vitin 2020.
Në 24 orët e fundit, Bullgaria regjistroi 7,062 raste të reja dhe 89 humbje jete. Infektimet janë rritur ndjeshëm javët e fundit, duke tejkaluar edhe pikun e tetorit të vitit të kaluar.
Bullgaria përbën shtetin me popullatën më pak të vaksinuar kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian.
Sipas autoriteteve të këtij shteti, rreth 28 % e popullsisë me 6.9 milionë banorë, është vaksinuar plotësisht.
Qeveria e re në këtë shtet u ka bërë thirrje të gjithë personave të pavaksinuar që të imunizohen, dhe madje ka ofruar edhe shpërblim prej 40 eurosh për pensionistët që marrin dozën e tretë përforcuese.
Çfarë po ndodh, Bora dhe Noizy në një lidhje?
12 Janar, 09:48


