Polonia kalon mbi 100 mijë vdekje nga Covid, vaksinimi në shkallë të ulët

Numri i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 në Poloni i kaloi të martën 100,000. 

Autoritetet thonë se arsyeja është mospërfillja e masave kufizuese dhe skepticizmi rreth programeve të vaksinimit.

Polonia javën e kaluar pati një nga numrin më të lartë të vdekjeve për milion njerëz në botë, me më shumë se 57 vdekje krahasuar me rreth 35 në Shtetet e Bashkuara ose 37 në Rusi.

"Sot është një ditë tjetër e trishtuar, veçanërisht pasi kemi tejkaluar 100,000 vdekje nga Covidi," tha Ministri i Shëndetësisë Adam Niedzijelski.

Mesatarisht, 68.7% e popullsisë në Bashkimin Evropian është plotësisht e vaksinuar, në Poloni 55.8%.

Skepticizmi i vaksinimit është veçanërisht i përhapur në Evropën Qendrore dhe Lindore, me disa ekspertë që ia atribuojnë atë dekadave të sundimit komunist që nuk ka arritur të zhvillojë një sistem të kujdesit shëndetësor dhe ka minuar besimin e publikut në institucionet shtetërore.