“Ja profesionet e së ardhmes”, Muça: Të rinjtë të analizojnë tregun e punës, kjo është rruga e suksesit

Të kesh një karrierë të gjatë dhe të suksesshme nuk është aspak e lehtë, të duhet mund shumë punë vullnet por edhe këshilla të vlefshme. Të shumta janë dilemat e njeriut kur përgjatë rrugëtimit në karrierë vihet në marrjen e një sërë vendimesh të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë dhe në suksesin e asaj që në bëjmë.

Për të folur më tepër për këtë temë ishte i ftuar në studion e “Jeto me Orën” Erion Muça, ekspert i karrierës. Ai tregoi sesi duhet të kujdesemi që kur jemi të vegjël për të karrierën e mëvonshme.

“Duhet të jemi të kujdesshëm që kur janë fëmijë pasi aty vihen re talentet dhe dhuntitë që secili ka. E më pas në zgjedhjen e shkollës dhe duhet një vigjilencë e madhe ndaj prindërve të cilët duhet të shohin se ku një fëmijë ka më shumë prirje për çfarë e veçojnë më tepër në shkollë. Për ta parë sesa i zhvilluar është ky fëmijë në një fushë të caktuar. E më pas, pas mbarimit të gjimnazit vjen universiteti ku kemi nevojë për ndihmën e një eksperti të cilët e njohin tregun e punës dhe të gjitha degët duke e përshtatur sa më tepër me karakterin e personit por edhe duke i përshtatur një degë sa më të mirë në treg për një punësim të shpejt dhe me përfitime sa më të mira. Dhe kjo periudhë është shumë e rëndësishme pasi aty vendoset e ardhmja profesionale” u shpreh eksperti Muça.

Ai tregoi edhe sesa ndikon mentaliteti në vendin tonë në lidhje me karrierën.

“Këtu mungon kultura e karrierës, pasi të rinjtë ende ndikohen nga familja pavarësisht se ai profesion mund të mos i përshtatet fëmijës në karakterin që ka apo edhe në aftësitë që ai ka. Prandaj edhe të rinjtë duhet të bëjnë një test ka plotë online ku të shohin se sa të gatshëm janë për një profesion. Pasi ka raste që janë konfuz” u shpreh Muça. 

Ai tregoi edhe se çfarë duhet të kemi parasysh për këtë vit të ri.

“Të rinjtë kanë një potencial jashtëzakonshëm për  kreativitet apo ide për brenda apo jashtë vendi. Së dyti një aftësi me rëndësi është ajo për t’u përshtatur sa më mirë me mjediset e reja të punës. Shumë kompani kanë tendencën t’i mbingarkojnë punonjësit me disa përgjegjësi. Kështu që të rinjtë duhet të shkojnë drejt multifunksionalitetit duke marrë përgjegjësi mbi vete” u shpreh Muça. 

Eksperti tregoi se një problematik e madhe për të rinjtë është se ju kërkojnë eksperiencë pune. 

“Gjatë periudhës së Covidit kërkuan të rinj të cilët me ide kreative dhe inovatore u krijuan shumë kompanive mundësin sesi mund të funksionon në këtë periudhë të vështirë. Pasi ata dhanë ide sesi mund të përshtateshin online në këtë moment. Dhe tashmë u bë risi kjo gjë dhe më tepër kompanitë po kërkojnë të rinj me ide të reja dhe inovative” u shpreh Muça. 

Për këtë vit ai tregoi se cila do jen ato profesione që do kërkohen më tepër. 

 “Profesionie të shkencave të komunikimit sepse jemi në perriudhën që  kompanitë po punojnë gjysmë  online dhe gjysma në zyra. Por edhe degët e ndërtimit arkitekturës si rrjedhojë e orientimit të projekt buxhetit të shteti për një zhvillim në ndërtim dhe zhvillim të mëtejshëm të vendit” u shpreh Muça.

Ai këshilloj të gjitha ta që ende janë duke menduar për një profesion.

“Duhet të kenë parasysh një analizë të vetës, një analizë të tregut të degëve që janë të kërkuara aktualisht dhe që u përshtaten më së miri me aftësitë që ata kanë. U këshilloj të realizojnë teste karriere për të kuptuar se cilat janë karakteristika që ata kanë për t’ju përshtatur më së miri një profesioni” përfundoi Muça.