Ju flet Moska - Cila do të jetë lëvizja amerikane kundër Sali Berishës pas 8 janarit
Cila do të jetë lëvizja amerikane kundër Sali Berishës pas 8 janarit ishte tema e kësaj të marte në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: SHBA-të duhet të bëjnë diçka kundër Sali Berishës, pasi 8 janari ka një përmasë ndërkombëtare. Ajo që pa bota është se u sfidua Amerika. Ideja e listës së zezë se SHBA-ve, është që personi që fytet në listë të trembet dhe të stepet.
Qëllim i listës së zezë është se superfuqia ka juridiksion global. Por në rastin e Berishës, praktika Amerika shkoi më tej, sepse ambasadorja amerikane shkoi në partinë e Berishës dhe foli për barin nëse nuk përjashtohet Berisha.
Basha iu bind këtij ultimatumi dhe kështu përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën. Berisha e sfidoi vendimin amerikan duke e quajtur si diçka të bërë nga lobi sorosian.
SHBA-ja është sfiduar totalisht, sepse fjala e superfuqisë dhe perandoria mjaftohet me fjalën dhe të tjerët binden.
Berisha tregoi se kishte demokratët me vete, ndërsa Basha kishte policinë. Në këtë pikë SHBA-ja duhet të marrë një veprim kundrejt Berishës, sepse përndryshe bëhet qesharake non grata.
8 janari ka qenë një sfidë e hapur ndaj SHBA-ve. Ai u tha hapur që ta arrestonin nëse doni. Por për çfarë do ta arrestonin, që shkoi te partia e tij?

