Petrit Vasili: Ha ha ha, laraskat përjashtojnë Shqiponjën!

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të kryesisë së PD për të përjashtuar Sali Berishën nga partia dhe 7 anëtarë të tjerë.

Vasili shkruan me nota ironie në Facebook: Ha ha ha laraskat përjashtojnë Shqiponjën!"

Sali Berisha është përjashtuar përfundimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Kryesisë  e cila zgjati rreth 7 orë, u vendos edhe  përjashtimi i 7 anëtarëve dhe pezullimi i disa mbështetësve të tjerë të ish-kryeministrit Berisha.

Vendimi për përjashtim nga Kryesia u mor edhe për Bujar Nishanin,  Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.