Rita Ora nuk i reziston origjinës/ Me shami në dorë kërcen valle shqiptare në TikTok (video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Janar 2022, 15:07
Rita Ora i ka treguar të gjithë botës origjinën e saj shqiptare, nëpërmjet një video në TikTok, këngëtarja me famë botërore shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.
Me shami në dorë ajo kërcen nën ritmet e këngës virale “Love Nwantiti” me remix-in shqiptar të këngës “Habibi”.
“Duhet ta bëja. Të preferuarat e mia që i ndjek në TikTok “miantëins” më inspiruan”, shkruan ajo krahas postimit, me emoji me flamurin shqiptar.