Djokoviç fiton gjyqin për vizën por sërish mund të dëbohet nga Australia
Novak Gjokoviç arriti fitoren e parë të rëndësishme në përballjen për futjen e tij në territorin australian.
Të hënën, tenisti serb doli para gjyqtarit Anthony Kelly të Gjykatës Federale në Melburn për të pezulluar anulimin e vizës të vendosur nga autoritetet federale kur lojtari mbërriti në Australi.
Pas seancës, Gjyqtari kërkoi lirimin, brenda 30 minutave nga vendimi, i numrit 1 nga hoteli i refugjatëve ku ai mbahej në izolim.
Seanca u mbajt online dhe siç raportohet gjatë debateve, gjyqtari Kelly dukej se anonte në favor të kampionit, çka u konfirmua në momentin e marrjes së vendimit.
Por nuk ka mbaruar me kaq pasi qeveria federale ka en
de rekurs kundër lojtarit serb i cili për këtë arsye nuk është ende i sigurt se do të jetë në gjendje të luajë Australian Open që fillon pas një jave.
Christopher Tan, avokati që përfaqëson autoritetet në seancë, paralajmëroi gjithashtu gjyqtarin Kelly se Ministri i Emigracionit do të vlerësonte mundësinë e përdorimit të "fuqisë së tij personale për të anuluar" këtë vendim.
Çështja tashmë është kthyer dhe në një betejë personale për Djokoviç i cili kërkon të marrë pjesë me çdo kusht në Australian Open./Ora News/.

