PSG vuan ndaj Lyonit. Një mbrojtës e shpëton nga humbja (Video)

Edhe pse me mungesa, Paris Saint Germain nuk bind sërish me lojë. Me Pochettinon në stol, parizienët plot me yje dhe me talente vuajnë për të shënuar dhe ndoshta kur nuk e bën Mbappe nuk arrijnë të fitojnë.

Sonte në klasiken ndaj Lyonit në transfertë, PSG pa Messin në fushë por me Icardin, Verrattin e Wijnaldum nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, të cilin me shumë mundime e arritën pak para fundit të ndeshjes.

Lucas Paqueta i dha avantazhin vendasve që në minutën e 8’ teksa ndeshja pati raste dhe emocione.

Deri në 76’, miqtë po vuanin psikologjikisht disavantazhin dhe mbrojtësi Kehrer ishte ai që i shpëtoi ata me një gol nga e djathta.

Për PSG, barazimi nuk përbën asnjë problem në renditje pasi është 11 pikë më shumë se Nice por paraqija vijon të mos jetë bindëse./Ora News/.