Mat, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, vdes shoferi

Petrit Meça, rreth 60 vjeç humbi jetën këtë të hënë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë në Cërrujë të Matit. Në 10 ditët e para të vitit, aksidentet kanë shkaktuar 5 viktima.

Një aksident me pasojë vdekjen u shënua mëngjesin e së hënës në Mat.

Një makinë doli nga rruga e fshatit Shkallë dhe përfundoi në këtë greminë disa dhjetra metra të thellë.

Siç tregojnë pamjet në videe, mjeti përfundoi si një grumbull hekurishtesh në mes të një përroi të vogël që kalon aty.

Për pasojë shoferi Petrit Meçe mbeti i vdekur në vend.

Policia e Dibrës në njoftimin e parë tha se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi.

Por sic tregojnë pamjet, rrruga e fshatit në gjendje të amortizuar dhe mjegulla që kishte mbuluar zonën mund të jenë faktorë të tjerë të aksidentit fatal.

Aksidentet në 10 ditët e para të muajit janar kanë krijuar bilanc tragjik ku kanë humbur jetën të paktën 5 persona.

Ndërsa mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit është vlerësuar si shkaku kryesor që përgjak rrugët e vendit.