Vrau ish-gruan me kallashnikov, pamjet nga shtëpia e 50-vjeçarit në Vaun e Dejës ku qëlloi dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 19:39
Nikolin Hila, 50 vjeç qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Xhuliana Topalli, 40 vjeç mbrëmjen e sotme në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës.
Pas krimit ai tentoi të vriste dhe veten. 50 vjeçari përfundoi i plagosur dhe u dërgua në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Mësohet se Hila qëlloi ndaj ish-bashkëshortes në hyrje të banesës së kësaj të fundit ku jetonte me babain dhe vajzën 4-vjeçare.
Dyshohet se konfliktet kishin nisur pas ndarjes rreth një vit më parë.
Policia dhe rupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
