“Tregtari i Venedikut” në Korçë, shfaqja e famshme e Shekspirit u vu në skenë nga regjizori Qëndrim Rijani

“Tregtari i Venedikut”, vepra e madhe e Shekspirit u vu në skenë në Korçë.

Komedia e njohur dhe mjaft polemike ju shfaq publikut korçar në drejtimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili tha se ka qenë një përgjegjësi e madhe që të drejtonte veprën.

"Besoj që do të tregojmë një punë të mirë dhe do të dalim faqebardhë."

Për të luajtur veprën nuk ka qenë aspak e lehtë dhe për aktorët, të cilët u shprehën se kanë pasur emocione të mëdha që të interpretonin personazhet e tregut të Venedikut.

Për drejtoreshën e Teatrit të Korçës ky është starti i një viti kulturor të ngjeshur me evenimente të tilla.

Shfaqja, e cila u vu në skenë në fundjavë, pritet të riintepretohet edhe në të ardhmen në Teatrin e Korçës.