Tërmeti 5.4 Rihter në Greqi, natë agonie në Follorinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 08:51
Banorët e Follorinës kanë kaluar një natë të vështirë pas tërmetit me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, i ndodhur rreth një orë para mesnatë me epiqendër qytetin verior të Greqisë, Follorinë.
Tërmeti u ndje edhe në disa qytete të Shqipërisë mbrëmjen e 9 janarit.

Deri më tani në Follorinë ka vetëm dëme materiale dhe sipas autoriteteve lokale nuk raportohet për të lënduar nga tërmeti apo dëme të rënda në banesa.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, thellësia e tërmetit ishte 14.3 km.

Ndërkohë drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis thotë se pas tërmetit janë ndjerë 35 lëkundje sizmike : “Kemi pasur të paktën 35 pasgoditje, që është një gjë e mirë, gjë që tregon se tërmeti 5.4 Rihter ka qenë kryesori”.


