Atentati në Nikël, autorët e pritën Gentjan Bejtjan të kalonte, qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të makinës
Kjo është skena e krimit të radhës. Fshati Nikel i Fushe- Krujës i njohur për ngjarje te tilla, ka regjistruar mbrëmjen e së dielës, 9 janar një tjetër atentat, sërish me protagonistë te njohur për policinë. Dy persona i mbijetuan breshërisë së plumbave dhe përfunduan ne spitalin e Traumës. 41-vjeçari Gentjan Bejtja, mbeti i plagosur në krah nga sulmi me armë zjarri qe ndodhi rreth orës 18.00 në afërsi të këtij karburanti.
Ai po udhëtonte bashke me 31-vjeçarin Klodjan Stafuka i cili mbeti i plagosur pasi makina doli nga rruga.
Burime nga policia bëjnë me dije se autorët i kanë pritur në afërsi të karburanti dhe kur kanë ndaluar kanë qëlluar drejt tyre me breshëri plumbash nga një tjetër makinë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 plumba ndërsa nga kontrolli në makinën e 41-vjeçarit Bejtja nuk u zbuluan armë. Të dy te plagosurit u drejtuan për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e traumës në Tiranës.
Në shënjestër thuhet se ishte Gentjan Bejtja, i cili në vitin 2016 ka qenë objektiv i një atentati me minë. Lënda plasëse ishte vendosur në makinën e tij dhe eksplozivi shpërtheu kur automjeti ishte në lëvizje e sipër. Bejtja arriti t'i shpëtonte atentatit duke marrë disa plagë në këmbë.
Bejtja me herët njihet si personi i cili dyshohet se së bashku me Enver Stafukën kane vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit te policisë Dritan Lamajt, ngjarje e ndodhur me 24 shkurt 2013.
Por me vendim gjykate Betja dhe Stafuka u shpallën të pafajshëm ate kohe pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për dënimin e tyre për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.
Ky është sulmi mafioz i treti për këto dite të para të vitit të ri. Me 3 janar në Shkoder nga një atentat me armë mbeti i plagosur Vinces Piroli, ndërsa një ditë më vonë breshëria e plumbave vërshoi në një lokal në zonën e "Don Boskos" në Tiranë ku 1 u vra e 4 u plagosën. Për këto ngjarje asnjë autor i zbuluar.
