Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale),

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO informoi se ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

"Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme" thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë, Instituti i Gjeoshkencave.

Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në gadishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile 

Termet ne Follorine 

Po keshtu tjeter tërmeti,  me magnitudë 5.8 ballë është regjistruar me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

Tërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë