Instituti i Gjeoshkences: Intensiteti i tërmetit vlerësohet 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 23:19
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale), dhe epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.
Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar tërmetin e madhësisë M 5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.
"Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64. Nuk kemi njoftime për dëme" thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë, Instituti i Gjeoshkencave.
Menjëherë pas kësaj Ministria e Mbrojtjes ka kaluar në gadishmëri të gjitha strukturat e emergjencave civile.

