Basha-Berisha nuk tërhiqen, ish-lideri: Vendosim pluralizmin

Pas përballjes në selinë e PD ku një palë synoi hyrjen në të dhe tjetra me çdo mjet të mundshëm kërkoi t'i mbante jashtë situata në PD këtë të diel nisi e heshtur.

Kjo është pamja e selisë mëngjesin e së dielës pas përplasjes së fortë.

I pari që mbërriti në selinë Blu ishte Gazmend Bardhi, e më tej Jorida Tabaku, e Grida Duma.

Lulzim Basha do t'i gjente në seli teksa mbërriti në selinë e patrtisë demokratike.

Në orën 14:30 në selinë e PD mbërriti dhe Komisioni i Rithemelimit. Këtë radhë me dyert e hapura dhe pa prezencën e policisë.

Ish-kryetari i demokratëve në mesazhin e tij shprehu falenderimet për mbështetësit që sakrifikuan në protestën e së shtunës.

"Nuk e hodhi policia gazin e parë, gazi i parë u hodh nga Lul Basha," tha Berisha.

Dyert tha Berisha u hapën ndaj dhe dha zotimin se asgjë nuk do të pengojë konsolidimin e pluralizmit politik dhe zbatimin e vendimit të shumicës.

"Protesta e radhës i siguroj demokratët se do mbahet, por gjithçka do të jetë në funksion të interesit të tyre," shtoi Berisha.

Në fjalën e tij Berisha shprehu mirënjohje ndaj demokratëve që u arrestuan, sipas tij nga listat e Bashës. Madje premtoi vazhdimin e protestave.

"Ka ndenjur mbrëmë deri në mëngjes duke bërë listat e demokratëve që kërkonte të arrestoheshin," tha Berisha.

Vetëm një orë pas largimit të Berishës, Basha doli në konferencë për medet. Si ndryshe më parë zgjodhi korridorin ku ende duken dëmet për të dhënë qëndrimin e tij.

"Nuk u derdh gjak ashtu siç dëshiron dhe kishte planifikuar Sali Berisha me një grusht kriminelësh, duke abuzuar dhe me ata qindra demokratë të manipuluar të cilët i thirri për t'i përdorur si fasadë," tha Basha.

Basha akuzoi se Berisha po jep mbështetje Ramës, por shtoi se në kuvend opozita do të përqendrohet për të denoncuar abuzimet e qeverisë.