Detaje nga vrasja e 40-vjeçares në Vaun e Dejës, ish-burri qëlloi veten me kallashnikov në pjesën e gushës. Dërgohet te Trauma
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 9 Janar 2022, 20:34
Ora News mëson detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në fshatin Neshtash në Vaun e Dejës ku 50-vjeçari Nikolin Hila vrau me kallashnikov ish-gruan, Xhuliana Topalli 40 vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë, Hila tentoi të vriste veten dhe mbeti i plagosur. Mësohet se 50-vjeçari e ka qëlluar veten në pjesën e gushës me kallashnikov në oborrin e banesës së tij që ndodhej pak kilometra larg shtëpisë së ish-bashkëjetueses.
50-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas hetimeve të para të policisë, konfliktet mes tyre kanë lindur për vajzën 4-vjeçare. Viktima jetonte me babain e sëmurë dhe vajzën e mitur pas ndarjes. Ajo është qëlluar në oborrin e banesës së prindërve të saj.
