Aksident në Elbasan, makina përplas 19-vjeçaren

Një 19-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme. 9 janar në qytetin e Elbasanit.

Policia bën me dije se shtetasi  A. Xh., 28 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip "Toyota" ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Xh., 19 vjeçe banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, në lagjen "Luigj Gurakuqi."

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.