Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra turistë dynden për ta vizituar

Ky është viti i parë që në zonën Turistike të Thethit rruga për atje është e hapur. Tanimë edhe pse me reshjet e dendura të dëborës rruga nuk qëndron më e bllokuar, dhe qindra turistët po shijojnë bukuritë e natyrës së alpeve. Pronarët e bizneseve thonë se nëse marrin siguri nga shteti që rruga nuk do të bllokohet më , ata janë të gatshëm që të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Nëse deri dje gjatë stinës së dimrit ishte një "mollë e ndaluar", Thethi turistik mund të vizitohet lehtësisht falë aksesit të krijuar nga rruga e re dhe ndërhyrja e fadromave që po kryen pastrimin e saj.

Pamja e krijuar nga reshjet e dëborës që i kanë veshur malet e larta me bardhësi, është e magjishme. Udhëtimi drejt kësaj zone turistike të përball me kontraste të forta, ndërsa reshjet e dëborës dhe mjegulla janë prezente prej Qafës së Thores e deri në brendësi të fshatit.

Për herë të parë pas 3 dekadash, Thethi festoi ndërrimin e viteve me turistë dhe po pret vizitorë në Janar, kohë kur vitet e shkuara gjendej i izoluar tërësisht nga dëbora. Arjan Cerku i cili përveçse banor i zonës, është një udhërrëfyes turistik, thotë se të hyje në Theth deri përpara një viti, duhet të udhëtoje në këmbë prej Qafes së Thores.

"Vitet e tjera nuk kemi pasur mundësi as të afroheshim në Qafë Thore sepse ishte e bllokuar," thotë ai.

Duke qenë dimri i parë, pronarët e bujtinave nuk i ka gjetur tërësisht të përgatitur, pasi nuk e kanë besuar se rruga do të hapej.

Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra

"Shpresojmë që ta mbajnë rrugën çdo vit të hapur."

"Turistë kanë ardhur shumë, vizitorë pafund edhe për Vitin e ri, edhe pas viti të ri."

Ky çift turistësh kishte mbetur në rrugë gjatë kthimit për në Shkodër, pasi mjeti i tyre nuk e përballoi rrëshqitjen nga dëbora. Mungesa e zinxhirëve i detyroi të kërkonin ndihmën e banorëve, që bënë remorkimin e tyre me një fuoristradë. Daniele Escudere nga Granada e Spanjës, e quan autentike këtë përvojë dhe thotë se do të kthehet.

“Është një vend i mrekullueshëm, që kushdo duhet të vijë së paku një herë në jetë për ta vizituar. Peisazhi dhe sjellja e njerëzve, ushqimi, çdo gjë është e përkryer. Jo vetëm miqve do t’ua rekomandoj, por unë do të kthehem sërish vetë. Rruga është problem kur vishet nga dëbora, por ndryshe ky peisazh nuk do të ishte kaq autentik, po të mos i kishte këto të papritura”.

Rruga e re e Thethit ka kaluar në varësi të autoritetit rrugor shqiptar dhe shpresa e banorëve atje, është që firma kontraktore të vijojë ta mbajë të hapur, duke i çliruar nga makthi i bllokimeve sa herë bie dëborë.

   
   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra

   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra
   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra

   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra
 
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra


   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra
   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra
   
Thethi i hapur këtë dimër, rruga nuk bllokohet më, qindra